METODOLOGJIA
Njëzet media shkruajnë të njëjtin lajm. Ne lexojmë të gjitha.
Broçkulla lexon mbi 30 portale shqiptare, krahason raportimet dhe nxjerr faktet mbi të cilat burimet bien dakord. Pa opinion, pa titull klikbejt, pa anësi politike.
Mbledhja
Monitorojmë vazhdimisht mbi 30 portale dhe gazeta shqiptare. Sapo një lajm publikohet, ai hyn në radhën tonë të përpunimit.
Krahasimi
Grupojmë raportimet për të njëjtën ngjarje dhe krahasojmë faktet: data, emra, numra, citime. Ajo që një burim thotë vetëm, shënohet si e paverifikuar.
Përmbledhja
Shkruajmë një tekst të shkurtër vetëm me faktet e konfirmuara, gjithmonë me listën e plotë të burimeve nën artikull.
NUMRAT, SOT
Kufizimet, të thëna hapur
A shkruan njeri këto artikuj?
Jo. Përmbledhjet gjenerohen automatikisht nga raportimet e mediave. Ne nuk shtojmë opinion dhe nuk kryejmë raportim në terren.
Çfarë ndodh kur burimet nuk bien dakord?
Kur raportimet ndryshojnë, mbajmë versionin që konfirmohet nga më shumë burime dhe e shënojmë mospërputhjen në tekst.
A mund të ketë gabime?
Po. Nëse burimi origjinal ka gabim, ai mund të kalojë edhe në përmbledhje. Për këtë arsye çdo artikull ka lidhjet e plota drejt origjinaleve.
Si e monetizoni faqen?
Për momentin, nuk e monetizojmë. Broçkulla është projekt anësor, pa reklama dhe pa pagesë.