Dymbëdhjetë protestues u gjobitën me nga 5 mijë lekë të reja nga policia për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të së enjtes para Kryeministrisë. Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, numri i personave të gjobitur ka arritur në 95.
Policia deklaroi se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit për lirimin e rrugës, protestuesit nuk u bindën dhe vijuan të qëndronin aty.
Lajmi u publikua nga Lajmi.net, Koha Jone, A2 News dhe Java News. Dy raportimet e A2 News kanë të njëjtin tekst dhe të njëjtën datë e orë publikimi.