Anija luftarake USS Tripoli (LHA 7), që transporton 3.500 marinarë dhe marinsa amerikanë, mbërriti në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) më 27 mars. Lajmin e njoftoi vetë CENTCOM në një postim në platformën X, ndërsa Pentagoni po peshon hapat e mëtejshëm në luftën me Iranin.
Njësi të tilla tradicionalisht përdoren për misione evakuimi në shkallë të gjerë dhe operacione amfibie, që kërkojnë lëvizje nga anijet në breg, përfshirë bastisje dhe sulme. Ato përmbajnë komponentë luftarakë tokësorë dhe ajrorë, ndërsa disa njësi janë të trajnuara për operacione speciale.
Një burim i njohur me dislokimin i tha më parë CNN-it se prania e kësaj njësie u jep komandantëve opsione shtesë për një gamë situatash të mundshme.
Përditësime
Njësia e 31-të Ekspeditare e Marinsave, e bazuar në Japoni, po kryente stërvitje pranë Tajvanit para zhvendosjes rreth dy javë më parë.
Anija e saj transportuese USS Boxer mbart avionë transporti, luftarakë sulmues, mjete amfibe dhe automjete sulmi.
USS Boxer po lëviz drejt Lindjes së Mesme bashkë me dy anije të tjera dhe një njësi tjetër ekspeditare marinsash nga San Diego.
3.500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme.
Marco Rubio, Sekretari i Shtetit, deklaroi se lufta do të përfundojë brenda javësh, jo muajsh, dhe se nuk ka nevojë për trupa në terren.
Washington Post raporton përgatitje për pushtim tokësor të mundshëm të Iranit nga SHBA.