Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka postuar një video në Facebook pas Kuvendit të partisë më 31 janar, duke e shpallur atë si fillim i ri.
Në video, ai deklaroi: “Le të ecim bashkë tani. Ky është fillimi ynë i ri! Ka kohë kur më e rëndësishme se fjalët që thuhen, janë fjalët që ruhen. Sot është pikërisht ajo kohë. Le të flasim më pak, le të punojmë më shumë. Le të rreshtohemi pas zërit qytetar që nga ne pret shumë. Lidhja ju pret e thërret”.
Abdixhiku mbijetoi votëbesimit në Kuvendin e LDK-së me 55% të votave, ndërsa 45% e anëtarëve shprehën kundërshtim. Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku LDK mori pak më shumë se 13% të votave, ai kishte shpallur dorëheqjen, por ia kishte lënë vendimin Kuvendit të partisë.