Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës, më 7 mars 2026, në Golem të Lushnjes, ku u përplasën dy automjete.
Policia e Lushnjes, e cila mbërriti në vendngjarje, dyshon se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip Golf 5, i cili goditi nga pas mjetin tip Mercedes C Class.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në Spitalin e Lushnjes. Të dy automjetet kanë mbetur plotësisht të shkatërruara.
Drejtuesi i mjetit Golf 5 është shoqëruar në polici për zbardhjen e rrethanave.
Aksidenti ka shkaktuar bllokim të trafikut nga rrethrrotullimi i Grabjanit deri në atë të Plugut.