Në rrugën Garibaldi të Prishtinës, rreth orës 11:30 të datës 3 shkurt 2026, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, gjatë përpjekjeve të zyrtarit policor për ta ndaluar motoçiklistin, ky i fundit e goditi zyrtarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Pllana deklaroi: "Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante."
Policia ka vendosur shirita sigurie në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga njësitë përkatëse.