Operacioni policor u zhvillua në kuadër të hetimeve për veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve dhe mjeteve plasëse. Sipas të dhënave zyrtare të Polcisë së Kosovës, kontrolli është kryer në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan më datë 10 gusht 2026, rreth orës 11:00.
Gjatë këtij kontrolli, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme:
- 6 pushkë gjuetie;
- 6 pistoleta;
- Një armë të gjatë dhe një pushkë ajrore;
- 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
- 4 leje për armë, para të gatshme dhe dy telefona celularë.
Dy të dyshuarit, shtetas meshkuj kosovarë, janë intervistuar nga organet e rendit lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që policia vazhdon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e personit të tretë, i cili mbetet në arrati.