Portieri Arijanet Muriç është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të shqetësimeve fizike të shfaqura gjatë seancës stërvitore. Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se vendimi për të mos e ngarkuar më tej futbollistin është marrë si masë paraprake për të shmangur rrezikun e ndonjë dëmtimi më serioz.
Në pamundësi që ekipit t'i bashkohej portieri i listës rezervë, Faton Maloku, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të ftojë portierin e Kombëtares U21, Altin Gjokaj. Ky i fundit do të jetë pjesë e grumbullimit deri në përfundim të tij.
Gjokaj konsiderohet një prej portierëve më premtues të gjeneratës së re. Kjo ftesë paraqet një mundësi të rëndësishme për të që të fitojë përvojë pranë ekipit kombëtar A.
Përditësime
Portieri i Prishtinës, Altin Gjokaj, është bashkuar me grumbullimin e Kombëtares së Kosovës si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të Arijanet Muriçit. Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se thirrja e tij pason paraqitjen si titullar me Kosovën U21 në miqësoren ndaj Turqisë U21, ndërsa ekipi po vijon përgatitjet për sfidën me Andorrën.