Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën për anëtarësimin në Bordin e Paqes. Më 28 janar 2026, ambasada ka shpërndarë në platformën X postimin e bordit, ku shkroi: “Urime Kosovë” ose “Congratulations Kosovo!”.
Postimi shoqërohet me emoji 🇺🇸🤝🇽🇰, që shprehin bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Bordi i Paqes e ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare.
Kosova u anëtarësua në këtë organ të enjten e kaluar. Presidentja Vjosa Osmani vendosi firmën në dokument bashkë me homologun amerikan, Donald Trump.
Ky urim theksohet në postimin zyrtar të U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina).