Protesta e opozitës më 28 shkurt në Tiranë u shoqërua me incidente të dhunshme. Gjatë tubimit u hodhën molotovë dhe fishekzjarre, duke i vënë flakë fillimisht koshave të plehrave dhe më pas duke synuar Vilen 31, ish-banesën e Enver Hoxhës, e cila sot shërben si rezidencë për artistë të huaj.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë reagoi në përgjigje të interesimit të gazetarit Muhamed Veliu nga Top Channel. "Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme", thuhet në reagimin zyrtar.
Përditësime
Vizion Plus raportoi se në protestën e 20 shkurtit u hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, Parlamentit dhe Villës së Enver Hoxhës, ku ndodheshin artistë të huaj.
Ambasada e SHBA-së reagoi specifikisht ndaj interesimit të Vizion Plus.