Aivo Orav, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, zhvilloi një takim lamtumirës me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, më 17 mars 2026.
Në këtë takim, siç bëri të ditur Orav në rrjetin social X, u diskutuan çështjet në lidhje me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, Planin e Rritjes dhe Procesin e Berlinit. Ambasadori theksoi rëndësinë e një strukture të fortë koordinuese në Kosovë për këto procese integruese, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
Orav shkroi: “Rëndësia e strukturës së fortë koordinuese të Kosovës për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Plani i Rritjes, Procesi i Berlinit, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, ishin ndër temat e diskutuara në takimin tim të lamtumirës me ministrin Glauk Konjufca. BE-ja qëndron në anën tuaj!”
Ky takim shënon lamtumirën e Oravit nga posti i ambasadorit të BE-së në Kosovë.