Ceremonia e parashikuar për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit në Zvicër nuk do të zhvillohet më. Ky vendim u bë i ditur pas konfirmimit nga Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, i cili sqaroi për BBC se marrëveshja është finalizuar përmes nënshkrimit online.
Paqartësitë për zhvillimin e kësaj ngjarjeje nisën pas ndryshimeve në një postim të kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif, në platformën X. Në versionin fillestar, ai njoftonte organizimin e ceremonisë zyrtare me mbështetjen e Katarit, ndërsa më vonë ky paragraf u hoq nga teksti i publikuar.
Sipas njoftimeve zyrtare, faza e ardhshme e procesit ndërmjet palëve do të vijojë përmes kanaleve teknike, ku do të trajtohen çështje të ndryshme brenda kornizës gjithëpërfshirëse të kësaj marrëveshjeje.