Ousmane Dembélé, sulmuesi francez i PSG-së dhe fitues i Topit të Artë, është në shënjestër të Arabisë Saudite drejt fundit të merkatos dimërore.
Sipas Sky UK, arabët kanë gati një super ofertë për lojtarin, detajet e së cilës pritet të zbulohen së shpejti. Dembélé ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2028 dhe përfiton 15 milionë euro në vit, niveli maksimal sipas pagave, siç ka deklaruar presidenti i klubit, Al Khelaifi.
Ish-lojtari i Barcelonës është pikë kyçe në skuadër. Drejtuesit e PSG-së nuk dëshirojnë ta privojnë ekipin prej tij, pavarësisht ofertës nga Arabia Saudite. Aktualisht, ata janë të përqendruar te rinovimi i kontratës me trajnerin Luis Enrique.