Ardit Rada ka publikuar një artikull në Java News dhe Gazeta Tema më 10 shkurt 2026, ku kritikon opozitën për hipokrizi të trashë të maskuar si shqetësim demokratik.
Sipas Radës, Partia Socialiste si shumicë legjitime vepron sipas votës së marë, ndërsa opozita shpërthen në protesta kur ligjet ndryshojnë. Partia Demokratike trajton parlamentin si dekor dhe preferon aksione rrugore me molotovë dhe poza për kamera, në vend të nismave ligjore.
Rada e quan ironike faktin që PD flet për ligje vetëm për t'i delegjitimuar, jo për t'i përmirësuar, duke zgjedhur kaosin në vend të punës parlamentare.
Në lidhje me sulmet ndaj ministres Belinda Balluku, Rada shkruan se ato paraqiten si luftë kundër vjedhjes, pavarësisht mungesës së akuzash për korrupsion. Ai i lidh me kalkulime elektorale në qarkun e Fierit, ku hiqja e saj do të dobësonte Edi Ramën në zgjedhje.
Rada pyet pse PD, nëse lufton vërtet korrupsionin, mban në krye Sali Berishën, të shpallur zyrtarisht të korruptuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.