Pas përfundimit të bashkëpunimit dyvjeçar me Liverpoolin në fund të sezonit 2025/26, trajneri holandez Arne Slot është shfaqur si një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e klubit saudit Al Ahli. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Ben Jacobs, duke specifikuar se 47-vjeçari shihet si zëvendësuesi potencial i Matthias Jaissle.
Pozicioni i Jaissle te Al Ahli mbetet i paqartë, pasi trajneri gjerman raportohet se është pranë kalimit te klubi anglez Newcastle United. Ndonëse largimi i tij nuk është zyrtarizuar ende nga drejtuesit e skuadrës saudite, të cilët e mbyllën sezonin e fundit në vendin e tretë, klubi ka nisur vlerësimin e alternativave të mundshme.
Megjithatë, burime të ndryshme raportojnë se Arne Slot preferon të vazhdojë karrierën e tij në Evropë dhe aktualisht nuk e konsideron Arabinë Saudite si destinacionin e tij të radhës. Emri i trajnerit holandez është lidhur më herët edhe me stolin e Kombëtares së Holandës, mirëpo bisedimet thuhet se kanë ngecur si pasojë e mosmarrëveshjeve për kohëzgjatjen e kontratës. Ndërkohë, te Newcastle United, emri i Jaissle po lakohet pas largimit të Eddie Howe.