Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës arrestoi të martën, më 17 mars 2026, një person të dyshuar me inicialet A.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të shpëlarjes së parave.
A.B. u ndalua për 48 orë. Ai dyshohet se ka përfituar para përmes mashtrimesh ndaj qytetarëve në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Gjermanisë. Këto para i ka deponuar në formë gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.