Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një gruaje.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur midis datave 7-8 shkurt 2026, prej orës 20:00 deri në 05:20. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, u mbajt në arrestim pas kryerjes së veprës ndaj viktimës, femër kosovare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt. Raporti policor konfirmon se nuk u morën masa të tjera detyruese.
Përditësime
Policia në Fushë Kosovë arrestoi dy meshkuj kosovarë të dyshuar për rrahje. Njëri dyshohet se ka sulmuar fizikisht tjetrin për ngacmim seksual të pretenduar ndaj një gruaje kosovare. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 10:55. Të dy u mbajtën pas intervistimit, me vendim të prokurorit.