Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë kosovar në Pejë për dyshime në lidhje me dhunën në familje dhe dhunimin seksual ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt 2026 rreth orës 22:00, ndërsa arrestimi është bërë më 23 shkurt 2026.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer dhunim seksual ndaj viktimës, bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë, për çka dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Zëdhënësi për media i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprën penale të dhunimit. Prokurori do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale. Viktima ka marrë tretmanin e duhur dhe ndodhet në një shtëpi të sigurt.