Një shtetas shqiptar u arrestua nga patrullat policore në Itali teksa bënte tregti kokaine në zona të frekuentuara, kryesisht në qendrat tregtare.
Objektiv i aksionit të fundit ishte qendra tregtare Le Befane në Rimini, ku i dyshuari shkonte shpesh me makinën e tij. Mjeti u gjet pas kontrolleve në parkingun e një dyqani, me një të ri në bord. Pas daljes, i riu iu drejtua një makine tjetër dhe i dha shoferit një dozë narkotike të tipit kokainë.
Blerësi, një shtetas italian, u ndalua nga oficerët dhe konfirmoi se kishte blerë dozën nga shqiptari. Ai raportoi se transaksione të ngjashme ndodhnin çdo javë për afërsisht dy vjet.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e të arrestuarit u gjetën 13 doza kokaine me peshë 10 gramë, si dhe 4600 euro cash, të cilat u sekuestruan si prova.
I dyshuari u procedua me gjykim të shkurtuar pasi pranoi fajësinë. Gjykata e dënoi në kohë rekord me 8 muaj burgim, i kthyer me kusht, një gjobë prej 2000 eurosh dhe konfiskim prej 4000 eurosh.
Përditësime
Autoritetet italiane arrestuan dy shqiptarë (23 dhe 34 vjeç) në Teramo, në parkingun e zonës Villa Zaccheo–Petriccione. Ata u kapën në flagrancë duke shitur 5 doza kokaine. Policja gjeti gjithashtu 5 doza të tjera në makinë, materiale paketimi në banesë dhe sekuestroi 1.450 euro. Të dyshuarit u vendosën në arrest shtëpiak në pritje të gjykimit.
Policia e Cesenës dhe Forlit arrestuan dy shqiptarë 27-vjeçarë në San Mauro Mare për trafik kokaine me metodën 'delivery'. Forcat e rendit sekuestruan gati 0.5 kg kokainë në dy blloqe (mbi 200 g secila), 1000 euro para cash, një makinë paketimi vakum dhe telefona celularë. Të dyshuarit u dërguan në burgun e Forlit; njëri është rezident në Itali, tjetri qëndronte në një hotel në Riviera.