Gazetari Artan Hoxha mori pjesë në emisionin Kjo Javë të News24, ku komentoi refuzimin e Partisë Socialiste për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut dhe konferencën e kryeministrit Edi Rama me gazetarët.
Sipas Hoxhës, konferenca ndodhi pasi Rama u detyrua nga një fuqi më e madhe. Ai theksoi se nuk është në stilin e kryeministrit të jetë transparent dhe e cilësoi atë si prestidigjitor. Hoxha vlerësoi se Rama kishte mbledhur të gjitha temat e diskutimit, kishte përgatitur përgjigje të veta dhe synonte të jepte një narrativë të re për mbështetësit e tij. Kjo, sipas tij, ishte rrjedhojë e presionit të akumuluar.
Sa i përket çështjes së Belinda Ballukut, Hoxha përmendi se ajo ka filluar që nga 30 tetori dhe tani ka hyrë në muajin e pestë. Ai krahasoi rastin e saj me të vetin, ku u vendos në masë sigurie pa qenë i pandehur. Balluku u mor e pandehur pa masë sigurie, pavarësisht formulës së shpenzimeve dhe dëmit të shkaktuar buxhetit.
SPAK priti një muaj, pastaj kërkoi dy masa sigurie – pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës – të cilat u pranuan nga GJKKO. Kryeministri e çoi çështjen në GJK, ku u vendos pezullimi i pezullimit. Atëherë, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, iu drejtua Kuvendit për masa më të ashpra. Pas kësaj, u emëzua drejtuesi i ri Braho.
Hoxha deklaroi se Belinda Balluku politikisht është e mbaruar dhe se nuk kalonte dot Qafën e Thanës. Qëllimi i Ramës, sipas tij, ishte të fitonte kohë, të krijonte një narrativë të re dhe të vendoste kufirin te Thana për të mbrojtur veten.