Autoritetet ekuadoriane kryen një operacion të gjerë kundër një organizate kriminale të lidhur me rrjetin shqiptar, e cila vepronte në provincat Guayas, Pichincha dhe El Oro. Policia Kombëtare njoftoi se operacioni rezultoi në 16 arrestime, 26 bastisje dhe sekuestrimin e 7.64 tonë drogë, me vlerë tregu 346 milionë dollarë në Evropë.
Hetimi zgjati më shumë se një vit dhe filloi në tetor 2024, pas një veprimi në sektorin Barbones të provincës El Oro, ku u sekuestruan 0.5 tonë substanca narkotike dhe u arrestuan tre persona. Që nga ajo kohë, policia koordinoi punën me Europol, autoritetet në Holandë dhe Belgjikë, si dhe me DEA.
Ministri i Brendshëm John Reimberg shpjegoi se organizata dërgonte dërgesa të kontaminuara nga portet ekuadoriane drejt destinacioneve evropiane. “Njëzet e gjashtë bastisje u kryen në provinca të ndryshme të Ekuadorit, duke rezultuar në arrestimin e 16 personave”, deklaroi ai.
Veprimet në Evropë
Hetimet identifikuan lidhje të drejtpërdrejta me shtetas shqiptarë, objektiva prioritarë në operacione paralele në Spanjë dhe Holandë. Në Operacionin Victoria, autoritetet holandeze sekuestruan 2.5 tonë drogë dhe arrestuan pesë persona, përfshirë shtetas holandezë dhe rumunë. Në Victoria II, u sekuestruan 1.2 tonë pa arrestime. Në një operacion tjetër, u konfiskuan 3.2 tonë dhe u arrestuan tre shtetas shqiptarë. Në total, veprimet evropiane arritën 7.64 tonë drogë të sekuestruar.
Sekuestrat në Ekuador
Gjatë bastisjeve, policia sekuestroi 14 automjete luksoze, 20 telefona celularë, armë zjarri, bizhuteri dhe mbi 800.000 dollarë para të gatshme në shtëpitë e rrjetit. Midis të arrestuarve është Hernán Ruilova, i kapur në Machala.
Përditësime
Autoritetet ekuadoriane konfirmuan se midis 16 të arrestuarve është ish-deputeti shqiptar Salomon Padua, i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe trafik droge.
Operacioni Costa solli 24 arrestime në total kundër rrjetit kriminal shqiptar të drogës, njoftojnë autoritetet ekuadoriane.
- 16 ekuadorianë u dërguan në stacionin policor të Guayaquilit dhe do të dalin para gjykatës.
- 8 të tjerë në Europë: shqiptarë, holandezë dhe rumunë.
Hetimi zgjati 20 muaj. Sekuestrimi fillestar përfshiu 572 kg kokainë hidroklorur në kuadër të Operacionit Leiazel.
Ministri deklaroi: "Kjo çmontoi strukturën hierarkike dhe krahun financiar të rrjetit."
Njësia anti-drogë e Policisë së Antverpit (Belgjikë) dhe Njësia Kombëtare e Hetimit të Holandës morën pjesë në operacion. Rrjeti merrej me grumbullimin, kontaminimin e ngarkesave, logjistikën ekonomike dhe transportin, sipas autoriteteve ekuadoriane.
Autoritetet ekuadoriane zbuluan lidhje të rrjetit kriminal shqiptar me kartelin Los Lobos.
Hernán Ruilova Barzolas përdorte kompani eksporti bananesh si mbulim në Guayaquil dhe Machala.
Ndër 16 të arrestuarit (12 burra, 4 gra) përfshihet ish-deputeti dhe ish-këshilltari në Machala, Jorge Salomón Fadul Franco.
Hetimi u përshkallëzua në janar 2025 me mbi 100 policë dhe 40 agjentë gjyqësorë.
9 arrestime u kryen në 3 vende evropiane, duke përfshirë anijen Victoria II në Rotterdam