Barcelona ka mposhtur me rezultat 3-0 Mallorcën në ndeshjen e luajtur të shtunën në shtëpi, në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligës.
Ndeshja nisi me një iniciativë më të mirë nga Mallorca, e cila pati një mundësi të favorshme shënimi përmes sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, por ky dështoi nga afërsia. Barcelona zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, kur Robert Lewandowski shënoi pas asistimit të Dani Olmos.
Në pjesën e dytë, Lamine Yamal dyfishoi epërsinë në minutën e 61-të me një gol nga distanca, sërish pas asistimit të Olmos. Fitoren e vulosi mesfushori Marc Bernal në minutën e 83-të, pas një bashkëpunimi me Fermin Lopez. Muriqi luajti për Mallorcën deri në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon si lidere e kampionatit me 58 pikë, ndërsa Mallorca pozicionohet e 15-ta me 24 pikë.
Përditësime
Barcelona kryeson tabelën e La Ligës me 58 pikë, 4 pikë përpara Real Madrid-it pas fitores 3-0 ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit.