Klubi i futbollit Barcelona nuk pritet të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 80 milionë eurosh për sulmuesin kolumbian Luis Suárez. Drejtuesit e klubit katalanas e konsiderojnë këtë shumë financiare si tepër të lartë, duke e bërë të pamundur transferimin e tij në këto kushte.
Sipas raportimeve, Sporting-u, klubi aktual i lojtarit, mbetet i vendosur në kërkesën e tij dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmim. Sporting-u vazhdon ta shohë Luis Suárez-in si një pjesë të rëndësishme të projektit të skuadrës portugeze, duke kërkuar pagesën e plotë të klauzolës për çdo largim të mundshëm.
Gazetari Fabrizio Romano vë në dukje se kjo diferencë financiare mbetet pengesa kryesore për mbylljen e marrëveshjes. Barcelona ishte duke e konsideruar Suárez-in si një ndër alternativat kryesore për repartin ofensiv, sidomos në rast se dështon transferimi i Julián Álvarez. Pas largimeve të bujshme të Robert Lewandowski-t dhe Ferran Torres-it, katalanasit ndodhen në kërkim të zgjidhjeve për të forcuar sulmin e tyre për sezonin e ri.