Bayern Munich fitoi 6:1 ndaj Atalantës në ndeshjen e parë të fazës me një të tetën të finales së Ligës së Kampionëve, të luajtur të martën në Bergamo të Italisë.
Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 12-të me golin e Josip Stanišić-it. Michael Olise dyfishoi avantazhin në minutën 22-të, ndërsa Serge Gnabry shënoi për 0:3 në minutën 25-të, duke mbyllur kështu pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Nicolas Jackson rriti diferencën në 0:4 në minutën 52-të. Olise realizoi golin e dytë personal në minutën 64-të, kurse Jamal Musiala shënoi për 0:6 në minutën 67-të.
Atalanta shënoi golin e vetme në minutën 90+3 përmes Mario Pašalić-it. Mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti luajti në pjesën e dytë për skuadrën italiane.
Nën udhëheqjen e trajnerit Vincent Kompany, Bayern Munich pret ndeshjen e kthimit në Allianz Arena të mërkurën tjetër.