John Stones pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij aktuale skadon atëherë dhe drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend ta rinovojnë.
Sipas burimeve, Manchester City po mendon për ndarjen pas shumë sukseseve të përbashkëta me mbrojtësin anglez, i cili ka qenë pjesë e ekipit për vite të tëra. Stones është një nga lojtarët kyç të epokës së Pep Guardiola-s dhe i Anglisë në dekadën e fundit. Për momentin, ai është i lirë të negociojë me klube të tjera dhe dëshiron të përqendrohet te përfundimi i sezonit me City-n, që garon ende për titullin në Premierligë dhe finalen e Carabao Cup.
Bayern Munich ka filluar kontakte prapa skenave për ta bindur Stones-in të bashkohet në sezonin e ardhshëm. Bavarezët e shohin atë si përforcim ideal dhe të përballueshëm për mbrojtjen. Marrëdhënia me Vincent Kompany-n, ish-shok skuadre te City dhe tani trajner te Bayern-i, si dhe miqësia me Harry Kane-n, shok në kombëtaren angleze, mund të luajnë rol vendimtar.
Interes kanë shfaqur edhe Atletico Madrid dhe Milan, por Bayern-i duket më i vendosur. Vendimi përfundimtar nuk pritet menjëherë.