Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se nuk arriti konsensus me shqiptarët në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Sipas tij, Kurti gjeti konsensus menjëherë me strukturat paralele serbe dhe Serbinë.
Deklarata e plotë në Facebook është: «Me shqiptarët nuk arriti të gjejë konsensus politik për zgjedhjen e Presidentit. Me strukturat paralele serbe dhe me Serbinë, gjeti menjëherë».