Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e ka quajtur të rëndë gjendjen në kampet e Policisë së Kosovës, me theks te ato në Belvedere, qendra kryesore e Njësive Speciale që nga korriku 2023 mban emrin e heroit Enver Zymeri.
Duke u referuar në pamjet e publikuara nga Vox Kosova, ai theksoi se një situatë e tillë nuk është parë më parë. Berisha e cilësoi gjendjen si të mjerueshme dhe të tmerrshme, sidomos në Mitrovicë dhe gjetkë tjetër.
Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë më të rëndë në aspektin e sigurisë, duke pasur parasysh zhvillimet përreth. Ai i kërkoi qeverisë, e cila ka numrat e nevojshëm, buxhetin dhe mundësitë, të mos bëjë lojëra me sektorin e sigurisë, përfshirë policinë, ushtrinë dhe inteligjencën.
Berisha vuri në dukje se buxheti ndahet, por punët nuk kryhen dhe gjendja është e keqe, për të mos thënë se policia mungon uniforma dhe veshmbathje. Ai premtoi se opozita do të mbajë rolin e kujdestarit për të ndjekur zhvillimet në këtë sektor.
Deputeti deklaroi se ka marrë fund popullizmi, rrenat dhe dallaveret. Ai paralajmëroi një konferencë për media së shpejti, ku do të paraqiten detaje për institucionin dhe sektorin e sigurisë.