Jude Bellingham u bë futbollisti më i ri që arriti 60 paraqitje në Ligën e Kampionëve, gjatë ndeshjes së Real Madridit kundër AEK Athinës në Greqi. Mesfushori anglez e arriti këtë shifër në moshën 23 vjeç e 128 ditë.
Rekordi mbahej më parë nga Iker Casillas, i cili regjistroi paraqitjen e tij të 60-të në moshën 23 vjeç e 167 ditë. Bellingham e kaloi rekordin me 39 ditë.
Në nëntor të vitit 2025, Bellingham u bë gjithashtu futbollisti më i ri që regjistroi 50 paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Ai debutoi në kompeticion me Borussia Dortmundin në tetor të vitit 2020, kur ishte 17 vjeç. Nga 60 ndeshjet e tij, 23 i luajti me klubin gjerman dhe 37 me Real Madridin. Në këto paraqitje ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 14 asistime.