Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi me emër dy drejtorë policie gjatë protestës së katërt të opozitës para Kryeministrisë në Tiranë, më 20 shkurt 2026.
Ai përmendi Ilirjan Prodan dhe Sokol Bizhgan si urdhërdhënës për hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës kundër demonstruesve. Berisha i cilësoi ata “kriminelë të klasit të lartë” dhe premtoi se do të ndëshkohen me forcën e ligjit.
Në deklaratën e tij, Berisha tha: “Nuk keni një asnjë justifikim të mbroni banditë si këta. [...] Tirana e Shqipërisë ishte derdhur njëlloj si në 20 shkurt 1991. Edi Rama është i pashpresë. I përfunduar. Dy janë ata që hedhin, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit të lartë që do ndëshkohen me forcën e ligjit.”
Sipas dëshmive nga vendngjarja, situata u tensionua me flakë nga molotovë të hedhura nga protestuesit dhe kundërpërgjigje me ujë nga autobolet e policisë. Berisha vetë vendosi maskë antigaz gjatë ndërhyrjes.
Protesta u zhvillua në një klimë kaotike, ku, sipas Berishës, skenarët ndryshojnë.