Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, mbajti një deklaratë nga sheshi para Kryeministrisë më 16 shkurt 2026, ku lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Berisha e akuzoi Ramën për shpërdorim pushteti dhe përvetësim të pasurive publike. Sipas tij, Rama përdor mandatet politike “si mburojë për të vjedhur shqiptarët”.
Në fjalimin e tij, Berisha iu referua ngjarjeve 35 vite më parë: “Edi Rama, yt atë xhelati Kristaq Rama, daja yt xhelati Spiro Koleka, 35 vite më parë bënin thirrje tanket studentëve, kurse ti pas 35 viteve përdore mandatet e krimit si mburojë për të vjedhë shqiptarët. Ata e bënin për pushtetin e tyre të krimit, ti e bëre për pushtetin tënd të krimit. Ata i zvarritën, ty do të zvarritin.”
Ai shtoi se qeveria ka përvetësuar taksat dhe pasuritë publike të qytetarëve. Berisha paralajmëroi: “Ky mendon se mund të përvetësojë taksat tuaja. Pasuritë publike, se do të shkretojë Shqipërinë. Ke vjedhur shumë, po të garantoj ty dhe ministrat e tu, se çdo pasuri që keni vënë do t’ju merret dhe do t’ju kthehet në vite burgu.”
Deklarata u bë në kuadër të asaj që disa media e quajnë “foltorja”.