Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi më 5 mars 2026 jashtë Parlamentit se askush nga radhët e socialistëve nuk e mbron Belinda Ballukun.
Ai përmendi emrat e Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës, të cilët sipas tij janë kundër saj. "Të themi të vërtetën këta nuk e mbronin atë, se kur i sheh Rama votojnë të gjithë si delet. Kurse në takimet e veçanta asnjëri asnjë mbrojtje as Ramës as Ballukut, jua them unë me dëshmitarë dhe këta e kuptuan. Jo vetëm Spiropali, as Taulanti, asnjë fjalë. Ul kokën, ul veshët", tha Berisha.
Berisha sqaroi edhe votën kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit. Ai u shpreh se nuk ka votuar fare, pasi ishte në platformë dhe nuk i jepnin fjalën. "Është e gjitha mekanizëm i Niko Peleshit. As Topalli nuk ka votuar", deklaroi ai.
Më pas, Berisha ftoi qytetarët të bashkohen me protestën e opozitës më 12 mars. "Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Është stina e përmbysjes së diktatorëve", tha ai.