Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 17:00 para Kryeministrisë në Tiranë.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Berisha shkroi: “Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës. Ora 17:00 është ora e opozitës”. Ai ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në kryeqytet, duke e përshkruar protestën si një moment kyç për opozitën.
Në një postim tjetër, Berisha shkroi: “Tirana na pret të gjithë në shesh! Ora jonë po afron”.
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pas skandaleve dhe aferave të fundit. Policia ka njoftuar se do të marrë masat e nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.