Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh ku ironizon kryeministrin Edi Rama për udhëtim me helikopter drejt Korçës.
Postimi vjen në kontekstin e shembjes së akseve rrugore në zonën e juglindjes.
Në mesazhin e tij, Berisha shkruan: "Kryehajduti gjen zgjidhjen, pasi akset e juglindjes janë shembur ai i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë!"
Sipas Berishës, kjo tregon dështimin e qeverisë në infrastrukturë dhe shkëputjen nga realiteti i qytetarëve.