Pas mbylljes së protestës të zhvilluar më 8 maj 2026, Sali Berisha foli jashtë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.
Ai shprehu mirënjohje të pakufishme ndaj tubuesve: “Për të gjithë ju që, në ditë shiu, lanë çdo gjë dhe, si elitë e guximshme e kombit, dolët në shesh për t’u përballur me regjimin”. Berisha theksoi se beteja zhvillohet me moton e hershme të shqiptarëve “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”. “Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari”, shtoi ai.
I pyetur për datën e protestës së radhës, Berisha u përgjigj: “Do ta shohim, nuk kam një përgjigje. Edhe nëse bëhet para zgjedhjeve në PD, kjo nuk ka lidhje”.