Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, foli të mërkurën në Bruksel në kuadër të mbledhjes së Partisë Popullore Europiane (PPE) për 50-vjetorin e themelimit të saj.
PD është anëtare e PPE që nga viti 1993 dhe tani ka status anëtareje asociuar, pasi anëtarësia e plotë lidhet me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Berisha vlerësoi lidhjet e ngushta midis PD dhe PPE. Para dy javësh, një mision me përfaqësues të 30 partive politike vizitoi Tiranën në mbështetje të PD. Nesër do të zhvillohet samiti i zgjeruar me kryetarë shtetesh, kryeministra të partive të qendrës së djathtë dhe kryetarë partish opozitare nga vendet anëtare dhe asociuara.
Raporti PD-PPE
Berisha theksoi se raporti i PD me PPE është i shkëlqyer. Ai përmendi disa rezoluta që shprehin mbështetje të plotë për PD, dënimin e "farsës elektorale" dhe të regjimit të Edi Ramës. PPE mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por një proces të bazuar në meritë, siç kërkon edhe PD.
Akuzat për integrimin
Berisha deklaroi se integrimi europian i Shqipërisë është bllokuar nga Edi Rama. Ai përmendi se dje Mali i Zi u votua me unanimitet për avancim, ndërsa Shqipëria mbeti pas dhe hyri në "labirintet" në të cilat e futi Edi Rama për shkak të dosjeve të tij të korrupsionit. "Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës. Mendoj se Edi Rama nuk dëgjon më thirrje nga Brukseli, por nga disa prej vendeve më të prapambetura të Afrikës", tha ai.