Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Besart Jashari në pozicionin e zëvendësministrit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare më 9 mars.
Në këtë rast, Kurti e ka uruar Jasharin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe angazhimeve në kuadër të kësaj ministrie.