Në stadiumin Niko Dovana të Durrësit, Besëlidhja e Lezhës u shpall kampione e Kategorisë së Dytë duke fituar 2-0 finalen ndaj Orikut.
Të dy skuadrat kishin dominuar grupet A dhe B, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë para finales.
Në një ndeshje të luftuar, Besëlidhja arriti diferencën me golat e Gurbanov dhe Raboshta, duke vulosur një sezon të suksesshëm me trofeun e kampionit.
Në përfundim të takimit, atmosfera festive u kurorëzua me ceremoninë e dorëzimit të kupës. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ia dorëzoi trofeun skuadrës së Besëlidhjes.