Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar më 28 janar 2026, u miratuan ndryshime në drejtimin e disa institucioneve shtetërore.
Gent Gazheli u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, të cilën e mbante që nga viti 2020, dhe u emërua zëvendësministër i Mjedisit. Besmir Beja, më parë sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave që nga gushti i vitit 2024, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Po ashtu, Gentian Kerri u emërua sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Ai ka qenë më parë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gjatë mandatit të Gazhelit, Doganat kanë qenë në qendër të debateve për kontrabandën, akcizat, mbledhjen e të ardhurave buxhetore dhe kontrollin e kufijve për mallrat.
Disa media raportojnë se lëvizja vjen në një moment kur Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK, por nuk ka konfirmim zyrtar nga ky institucion.
Përditësime
Gentian Kerri, ish-drejtor i Komisionit të Prokurimit Publik.