Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, mirëpriti më 22 shkurt 2026 një grup të rinjsh ambiciozë nga Shqipëria, të udhëhequr nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Sara Mila, në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë vizitës në sallën plenare dhe komisionet parlamentare u zhvillua një bashkëbisedim i hapur. Biseda u fokusua në rolin e institucioneve në fuqizimin e të rinjve dhe në thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë.
Besnik Tahiri u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të besojnë në potencialin e tyre, të angazhohen në jetën publike dhe të mos presin të ardhmen, por ta ndërtojnë vetë me guxim, dije dhe bashkëpunim.