Bisedimet në nivel teknik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit pritet të rifillojnë javën e ardhshme, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tahir Hussain Andrabi. Sipas tij, procesi nuk është pezulluar, por ka pasur vetëm një ndërprerje të përkohshme, ndërsa takimet pritet të zhvillohen të hënën, të martën ose të mërkurën.
Diskutimet pasonjë një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar javën e kaluar, i cili synon:
- Ndalimin e luftimeve;
- Hapjen e Ngushticës së Hormuzit;
- Ofrimin e lehtësimeve ekonomike për Iranin.
Në këmbim, Irani është zotuar të mos zhvillojë armë bërthamore. Megjithatë, çështje komplekse teknike, si e ardhmja e programit bërthamor të Teheranit dhe menaxhimi i rezervave të uraniumit të pasuruar, mbeten për t'u diskutuar gjatë periudhës 60-ditore të negociatave.
Andrabi theksoi se ky është vetëm fillimi i procesit dhe se rezultatet konkrete do të varen nga përparimi që do të arrihet gjatë takimeve në vazhdim.