Organizata e pavarur Netblocks, që monitoron internetin, raporton se bllokimi i plotë i internetit në Iran ka arritur të zgjasë më shumë se 280 orë. Ky masë është vendosur nga autoritetet e vendit.
Sipas të dhënave të Netblocks, mbi 90 milionë qytetarë iranianë janë të izoluar plotësisht, duke pamundësuar komunikimin me familjarët dhe miqtë e tyre.
Organizata ka vërejtur se trafiku në disa platforma tregon përdorimin e një strategjie të re të quajtur whitelisting. Kjo strategji, e aplikuar më parë edhe në Rusi, krijon lista selektive të faqeve, aplikacioneve dhe shërbimeve të konsideruara të sigurta ose të miratuara nga autoritetet. Pjesa tjetër e internetit mbetet e bllokuar plotësisht.