Përfaqësuesja e Brazilit, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, regjistroi një fitore 4:2 ndaj Australisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në "Suncorp Stadium" në Brisbane. Skuadra braziliane kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me mbrojtësin Vanderson.
Australia reagoi gjatë pjesës së parë, duke përmbysur përkohësisht rezultatin me dy gola të shpejtë nga Alessandro Circati në minutën e 28-të dhe Connor Metcalfe në minutën e 33-të. Megjithatë, përpara mbylljes së fraksionit të parë, kapiteni Raphinha barazoi shifrat në 2:2, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë, Brazili siguroi fitoren me dy gola të tjerë. Bruno Guimarães shënoi në minutën e 69-të pas një asistimi nga Endrick, ndërsa Vinícius Junior vulosi rezultatin përfundimtar 4:2 me një tjetër penallti në minutën e 80-të.
Pas këtij takimi, vëmendja është përqendruar te gjendja fizike e Raphinhës, i cili u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë për shkak të shqetësimeve muskulore në kofshë. Brazili pritet të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore kundër Indisë, më datë 3 tetor.