Gjatë seancës së mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka shprehur qëndrimet e tij në lidhje me sjelljen dhe pozicionimin e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje. Ramadani deklaroi se deputetët e kësaj partie nuk kanë liri për të menduar, shprehur apo vepruar në mënyrë të pavarur.
Në fjalën e tij, Ramadani ironizoi situatën e brendshme të kësaj force politike. Ai bëri thirrje për solidarizim me deputetët e Vetëvendosjes, duke thënë: "Duhet të lutemi për lirinë e deputetëve të Vetëvendosjes! Ata nuk kanë të drejtë as të mendojnë, as të shprehen dhe nuk kanë guxim as të veprojnë!"