Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, foli për situatën politike në emisionin “Off the Record” të moderuar nga Andrea Danglli në A2CNN.
Ai tha se i gjithë pushteti është i përqendruar në duart e Edi Ramës. Sipas Shehit, zgjedhjet që kërkohen nuk vlejnë më, sepse Rama e zgjidh çdo çështje kur nuk ka probleme, por tani nuk mund ta bëjë.
Shehi theksoi se nuk bëhet fjalë për një çështje Balluku, por për Ramën. "Balluku është një ministre siç ka pasur PS plot. Po të largohet Balluku, nuk hapet gropë politike brenda PS-së, sepse çështja është e atij, jo e asaj zonjës", deklaroi ai.
Ai përmendi se kur çështja ishte e zgjidhshme, pse nuk iku kryetari i bashkisë, por tani nuk ka zgjidhje.