Alessandro Del Piero, ish-kapiteni i Juventusit, analizoi humbjen 5-2 të skuadrës torineze në fushën e Galatasaray-t, në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Champions League, më 17 shkurt 2026.
Duke folur në studion e Sky Sport, ai u ndal te deklaratat e trajnerit Luciano Spalletti, i cili sipas tij vuri në dukje se, nëse Juventusi nuk luan në maksimum, rrezikon të bëjë gabime të thjeshta që ndëshkohen menjëherë. “Në fund të fundit, kundërshtarët luajnë futboll dhe të dominojnë nëse nuk ke prani në fushë dhe personalitet”, theksoi Del Piero.
Ai vlerësoi paraqitjen e Galatasaray-t, duke thënë se skuadra turke zhvilloi një ndeshje të nivelit të lartë dhe e meritoi fitoren. Sipas tij, Galatasaray kishte lojtarë si Sane e Icardi në pankinë, por ata që luajtën performuan shkëlqyeshëm dhe luajtën më mirë se Juventusi.
Del Piero shpjegoi se Juventusi po paguan lodhjen mendore dhe fizike nga ndeshja e vështirë e së shtunës. “Kur luan çdo tre ditë dhe duhet të jesh gjithmonë në maksimum, aty shihet potenciali real i një skuadre. Nëse Juventusi nuk arrin ta bëjë këtë si duhet, do të paguajë pasojat”, përfundoi ai.