Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sot në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë ditët e fundit. Sipas tij, këto përmbytje vazhdojnë edhe pse reshjet e shiut kanë ndaluar, për shkak të problemeve në infrastrukturë.
Braçe nënvizon se pagesa e dëmeve nuk mjafton për të kompensuar humbjet ekonomike të banorëve, si në bagëti e mbjellje. Ai vë theksin te nevoja për eliminimin e faktorëve që çojnë në këto dëme, duke kritikuar mungesën e mirëmbajtjes së argjinaturave. "Argjinaturat sot janë mall pa zot, nuk kujdeset kush sot, nuk ka roje", deklaron ai.
Sipas deputetit, çarjet e argjinaturave pas reshjeve, të shkaktuara nga lumenjtë e zmadhuar, tregojnë pasoja për menaxhimin shtetëror. Braçe përmend përvojën personale në Divjakë, ku sot nuk ndodhin më përmbytje falë ndryshimeve në menaxhim. Ai kërkon një qasje të re për veprat hidrike jetike, duke propozuar pagesa për mirëmbajtjen e tyre në vend të vetëm kompensimit të dëmeve.
"Ne nuk mund të kthehemi vetëm në një shtet që paguan dëmet, duhet të merremi me eliminimin e faktorëve që çojnë në këto dëme, infrastruktura, ajo që na takon ne", shprehet Braçe. Kjo reagim vjen në një kohë kur përmbytjet kanë ndikuar në disa rajone, duke shkaktuar humbje në bujqësi dhe bagëti.