Gara për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë ka dështuar në fazën finale. Kandidatët kanë marrë një email nga komisioni i konkursit, i cili njofton se procedura nuk është përmbyllur me shpalljen e një fituesi.
Sipas burimeve, kandidati që ka marrë pikët më të larta i mungon një kriter ligjor, konkretisht cikli i dytë i arsimit të lartë. Kjo ka çuar në mosfinalizimin e garës. Pritet që procedura të hapet sërish.
Në mesazhin e dërguar kandidatëve thuhet se procesi është zhvilluar në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi. Ai garanton respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta.
Citi i plotë i njoftimit: «Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të verifikimit dhe vlerësimit, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar».
Përditësime
Gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë u hap pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, i emëruar në detyrë vetëm 9 muaj më parë.
Arsyet e dorëheqjes mbeten të panjohura.
Autoritetet hapën garën për drejtorin e ri të Gardës më 16 dhjetor 2025, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit në qershor 2025. Simon Zereci vazhdon si drejtor i komanduar.
8 kandidatë aplikuan:
- Denis Deliu (ish-deputet PS)
- Faik Basha (ekspert sigurie)
- Simon Zereci
- Vasil Çuni
- Arian Sopiqoti
- Ilirjan Hasanaj
- Liman Hoxha
- Zaje Osma