Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar rreth 50 vende për t’u bashkuar me Bordin e Paqes, një organizatë të re ndërkombëtare që synon promovimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve globale. Ceremonia e nënshkrimit të anëtarësimeve pritet të zhvillohet sot në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, rreth 35 vende do të marrin pjesë.
Bordi u konceptua fillimisht si organ për mbikëqyrjen e rindërtimit dhe çmilitarizimit të Gazës pas luftës dyvjeçare, si pjesë e një plani 20-pikësh armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në shtator. Këshilli i Sigurimit i OKB-së e mbështeti këtë plan në nëntor. Megjithatë, mandati i bordit është zgjeruar për të trajtuar konflikte në mbarë botën, ndërsa drafti i statutit nuk përmend më Gazën.
Çfarë parashikon statuti i bordit?
Donald Trump do të jetë kryetar pa afat i bordit. Shtetet anëtare kanë mandate trevjeçare, por mund të sigurojnë anëtarësim të përhershëm duke paguar nga 1 miliard dollarë. Midis të ftuarve janë Rusia, Kina, Bjellorusia, aleatë të Lindjes së Mesme, ish-republika sovjetike, Papa dhe vende si Kosova e Shqipëria. Bordi Ekzekutiv themelues përfshin Jared Kushner, Tony Blair, Marco Rubio dhe Steve Witkoff.
Vendet që kanë pranuar ftesën
Deri tani, disa vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen:
- Izraeli
- Azerbajxhani
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Maroku
- Vietnami
- Kazakistani
- Hungaria
- Argjentina
- Armenia
- Bjellorusia
- Egjipti
- Katari
- Arabia Saudite
- Bahrejni
- Jordania
- Turqia
Aleatët perëndimorë kanë reaguar me kujdes, ndërsa vende si Rusia dhe Bjellorusia kanë pranuar ftesën. Nisma ka ngjallur shqetësime se mund të zëvendësojë rolin e OKB-së.
Përditësime
Zyra e Benjamin Netanyahu dhe Ministria e Jashtme e Egjiptit konfirmuan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit.
Zhvillime të tjera:
- Kanadaja pranoi ftesën, por do të kontribuojë vetëm 20 milionë dollarë, jo 1 miliard dollarë.
- Disa vende ofrojnë shuma më të ulëta se 1 miliard dollarë.
- Norvegjia dhe Suedia refuzuan.
- Fondet synojnë kryesisht rindërtimin e Gazës.
- Aleatët pengojnë synimet e Trumpit për Grenlandën.
- Emmanuel Macron e kritikoi planin si të panevojshëm.
19 vende firmosën Kartën e Bordit të Paqes në ceremoninë e zhvilluar të shtunën.
Përfaqësuesit nënshkruan statutin pas fjalimit të Donald Trump, i cili i ftoi në skenë dhe ratifikoi bord-in.
Trump deklaroi: "Çdo vend, pothuajse çdo vend, dëshiron të jetë pjesë e tij."
Vendat dhe përfaqësuesit:
- Argjentina (Milei)
- Armenia (Pashinyan)
- Azerbajxhani (Aliyev)
- Bahreini
- Bullgaria (Zhelyazkov)
- Hungaria (Orban)
- Indonezia (Subianto)
- Jordania (Safadi)
- Kazakistani (Tokayev)
- Kosova (Osmani)
- Mongolia (Zandanshatar)
- Maroku (Bourita)
- Pakistani (Sharif)
- Paraguai (Pena)
- Katari
- Arabia Saudite (Al-Saud)
- Turqia (Fidan)
- EAU (Al Mubarak)
- Uzbekistani (Mirziyoyev).
Belgjika dhe Egjipti morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, duke e çuar numrin e vendeve në 21.
Donald Trump deklaroi: “Ne do të punojmë me shumë të tjerë, përfshirë OKB-në”. Trump premtoi paqe për Ukrainën “shumë shpejt”.
- Rusia deklaroi gatishmërinë për të paguar 1 miliard dollarë nga asetet e ngrira; Vladimir Putin e konfirmoi në takimin me Abbas më 22 janar.
- Vjosa Osmani bëri të ditur se marrëveshja do të ratifikohet nga Kuvendi, sipas postimit në Facebook.
- Anëtarë të rinj në Bordin Ekzekutiv: Mark Rowan dhe Ajay.
Donald Trump deklaroi se Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara.
- Udhëheqësit evropianë nuk morën pjesë në ceremoni.
- Vetëm Hungaria nga Evropa u përfaqësua.