Platforma mediatike DigitAlb dhe SuperSport kanë bërë të ditur programin e tyre për sezonin sportiv, i cili kulmon me finalen e Kupës së Botës më 19 korrik 2026. Përveç futbollit, programacioni përfshin transmetime nga Wimbledon, garat e Formula 1, MotoGP, Volleyball Nations League dhe çiklizmin e Tour de France.
Në arenën ndërkombëtare, klubet shqiptare Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Elbasani do të ndiqen përmes kësaj platforme në rrugëtimin e tyre europian. Duke filluar nga muaji gusht, transmetimet do të përfshijnë kampionatet kryesore europiane: La Liga, Premier League, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
Shtatori shënon kthimin e ndeshjeve të Champions League dhe Europa League, si dhe fillimin e sfidave të Kombëtares shqiptare në Nations League. Të interesuarit mund të përfitojnë nga oferta e paketës Premium duke vizituar faqen zyrtare www.digitalb.al, ku ofrohet një zbritje deri në 10 mijë lekë për abonentët.