Një barnatore në rrugën Vëllezërit Gërvalla të Ferizajt u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të 27 marsit 2026.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për Klankosova se zjarrfikësit kanë depërtuar në pjesën e brendshme, kanë lokalizuar dhe kanë fikur zjarrin.
Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, në pjesën e jashtme u vërejt një sëpatë dhe xhama të thyer, çka ngrit dyshime për vënie qëllimshme të zjarrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet e shkaktuara nga tymi dhe zjarri dyshohen të jenë të konsiderueshme.
Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje për ekzaminim.